27 Shtator 2022

Shënohet Dita Botërore e Ujit

Prishtinë, 22 mars - Sot është Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë vëmendje për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit të të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit.

Kjo ditë festohet me 22 mars, ndërsa Dita e parë botërore e ujit është shënuar më 22  mars 1993.

Për çdo vit, në Ditën botërore të ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pije, siç janë: uji për qytete, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.

"Ne sot nuk do e shënojmë me aktivitete këtë ditë, për shkak të gjendjes globale në përballjen me virusin COVID -19."

"Por këtë ditë mund ta shënojmë secili prej nesh në shtëpitë tona, duke i kushtuar kujdes të veçantë përdorimit të drejtë të tij."

"Sot, si asnjëherë më parë me përpjekje maksimale po bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët tanë", thekson Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP).

Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ujin, e cila u mbajt në vitin 1997 në Mar Del Plata (Argjentinë).

Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro,Asamblea e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën e 22 shkurt 1993, vendosi që 22 marsi çdo vit të shënohet si Dita Botërore e Ujit, me kusht që në mbarë botën të tërhiqet vëmendja mbi të gjitha problemet që lidhen direkt me ujin dhe pasuritë ujore dhe se çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin.

Ai na nevojitet për pije, shtëpi e kopshte, por e rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Uji, sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse i zvogëlojmë rezervat, andaj uji duhet kursyer pikë për pikë!

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!

Uji është gjëja më e çmueshme e planetit tonë!

Uji është një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm!

Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit!

Ujë për të gjithë!

"Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen  e tij, andaj dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë Ruajtja dhe Mbrojtja!"

"Ndërsa sot të paguajmë shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim që të kemi qëndrueshmëri financiare dhe stabilitet të ndërmarrjes, për tu ofruar juve shërbime", thekson Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)