25 Prill 2024

SHBA do të kapërcejë Rusinë si prodhuesja më e madhe e naftës

Washington, 27 shkurt - Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë Rusinë, duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë më së largu në vitin 2019, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji.

Drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Fatih Birol, tha në një ngjarje në Tokio se SHBA do të jetë prodhuesi numër 1 i naftës së papërpunuar "definitivisht vitin e ardhshëm", nëse jo këtë vit.

Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rritur mbi 10 milionë fuçi në ditë në fund të vitit të kaluar, për herë të parë qysh në vitet 1970.

Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë tha në fillim të këtij muaji se prodhimi në SHBA do të tejkalojë 11 milionë fuçi nafte në ditë deri në fund të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)