03 Shkurt 2023

Sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara në 2020 ka qenë 2 137 015 ton

Prishtinë, 21 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2020. Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset  me 10 e më shumë punëtorë.

Anketa e mbeturinave industriale u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: B - Xehetari dhe Gurore, C - Prodhimi, D - Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar, E - Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke, F – Ndërtimtaria, dhe G-U - Sektorët e shërbimeve.

Rezultatet e AMI 2020, tregojnë se: gjithsej sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara ka qenë 2 137 015 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 2% më e lartë.

Gjithsej sasia e mbeturina të ricikluara ishte 180 022 ton. Sasia më e lartë e mbeturinave industriale të ricikluara ka qenë në sektorin B, me gjithsej 177 626 ton, ku krahasuar me vitin 2019 (me sektorin e njëjtë ) ishte 11% më e lartë.

Mbeturinat e deponuara ishin 1 918 457 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 26% më e lartë.

Gjithsej mbeturinat e përpunuara ishin 2 137 095 ton, ku krahasuar me vitin 2019, ishin 2% më e lartë.

Mbeturinat e djegura ishin 453 ton.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë  ka qenë nga sektori D me, 1 361 595 ton, krahasuar me vitin 2019 ka qenë  3.8%  më e lartë

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)