Rimëkëmbet industria automobilistike botërore
SHBA, 15 gusht - Kompania ndërkombëtare për konsultime Prajsvoterhaus Kuper parashikoi se prodhimi botëror i automobilave në vitin 2014 do të jetë për 50 për qind më i madh në krahasim me periudhën para krizës.
Kina do të jetë lider botëror për prodhimin e automobilave, kështu që çdo i pesti automobil do të vjen nga fabrikat e këtij vendi. Koncernët automobilistik amerikanë në prodhimin botëror do të marrin pjesë me dhjetë për qind, ndërsa po aq do të përfaëqsohen edhe kompanitë japoneze.
Ekspertët e Prajsvoterhaus Kuper parashikojnë se prodhim më të madh do të realizojë lidhja Folksvagen-Suzuki, Tojota dhe GM.
Në listën e liderëve në industrinë automobilistike tani për tani nuk ka firma kineze, pasi që në këtë treg për blerësit luftojnë qindra fabrika.
Kina u bë tregu më i madh automobilistik në botë. Fabrikat lokale vitin e kaluar kanë prodhuar 13,7 milionë automjete apo 3,3 milionë më shumë nga kompanitë amerikane.
Prodhimi botëror i automobilave sivjet do të zmadhohet për 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar, në 64,5 milionë automjete, që tregon se kjo industri ka dalë nga kriza.