02 Shkurt 2023

Rezervat e naftës në Shqipëri shtohen me 20 për qind

Tiranë, 24 mars - Në nëntokën shqiptare në vitin 2008 vlerësohej se kishte 5 miliardë fuçi nafte. Vlerësimi i ri tregoi se mund të ketë mbi 6 miliardë fuçi nafte. Por ky është vetëm një tregues shkencor, pasi me teknologjinë ekzistuese, më pak se 5 për qind e asaj që gjendet në nëntokë mund të nxirret. 


Rezervat e sigurta u vlerësuan në dhjetor 2009 në 93 milionë fuçi, ose 34 për qind më shumë se një vit më parë. Rezervat e sigurta, plus ato të mundshme u vlerësuan në 214 milionë fuçi me rritje 19 për qind. Ky është edhe treguesi që merret më shumë parasysh nga investitorët e kësaj fushe. Rezervat e sigurta, ato të mundshme dhe ato të hamendësuara qenë 422 milionë fuçi, me rritje 36 për qind në krahasim me vlerësimin e mëparshëm.

Një kompani kanadeze ka kryer rivlerësim të zonave naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës dhe ka dalë në përfundimin se sasia e përgjithshme e naftës që mund të nxirret është rreth 20 për qind më e lartë nga sa mendohej më parë. Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon me anë të disa kontratave koncesionare këto zona. Rezervat e naftës që janë të dokumentuara plus ato që kanë probabilitet të lartë të gjenden, janë shtuar me 42 milionë fuçi.

Nafta Patos-Marinzës u shit në tregun ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar për mesatarisht 37 dollarë për fuçi. Sipas çmimeve të vitit 2009, sasia e naftës së nxjerrshme në Shqipëri është shtuar me rreth 1.6 miliardë dollarë. Por vlerësime të tilla konsiderohen si jo shumë të sigurta, për shkak se një numër i madh faktorësh mund të kenë ndikim të madh te rezultati final.

Gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë u prodhuan nga kompania koncesionmarrëse 2.2 milionë fuçi, me vlerë të përgjithshme prej 86 milionë dollarësh. Zhvillimi në teknologjinë e shfrytëzimit të naftës mund të sjellë rritje të sasisë së naftës shqiptare të nxjerrshme.

Nafta shqiptare shitet në disa rafineri italiane përkundrejt çmimeve që variojnë në 50-60 për qind të çmimit referencë të bursës së Londrës, për shkak se ka nivel të lartë sulfuri. Nafta e Patos-Marinzës ka edhe kosto të lartë nxjerrjeje. Nxjerrja e naftës në Shqipëri vlerësohet se është me leverdi veçanërisht nëse çmimi në treg ndërkombëtar është më shumë se 70 dollarë për fuçi.
Rivlerësimi

Vlerësimet për sasinë e naftës që mund të rikuperohet nga një burim kryhen nga kompani të pavarura nga koncesionmarrësi për shkak se “Bankers Petroleum” është i listuar në bursë. Për vitin 2009, vlerësimi u krye nga kompania “RPS Energy Canada Ltd”. Kompania thotë se rivlerësimi i rezervave dhe planet për prodhimin janë të dhëna të hamendësuara në bazë të informacionit ekzistues, por nxjerrja e naftës është një “biznes spekulativ” dhe mbart rreziqe të shumta.

Zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës vlerësohet se do të shterojë rreth vitit 2025 me ritmin aktual të shfrytëzimit. Por përmirësimi i teknologjisë së nxjerrjes mund ta zgjasë jetëgjatësinë e burimit. Vendburimet e naftës në Shqipëri klasifikohen si burime ranore, ku nafta është e rëndë ose shumë e rëndë, gjë që e bën edhe shumë të vështirë nxjerrjen e saj. Puset e hapura në Shqipëri konsiderohen “të cekëta”.

Thellësia e tyre e zakonshme është 500-700 metra me vetëm një burim që shkon deri në 3700 metra thellësi. Në vitet ’90 nëpër botë qe hapur besimi se “Shqipëria lundron mbi naftë” dhe se burimet e zbuluara janë vetëm emigrime të një burimi më të madh që besohej se gjendej në thellësi mbi 5 mijë metra. Gjigantët ndërkombëtarë të naftës investuan rreth 600 milionë dollarë në projekte të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe u hapën puse më të thella se 5 mijë metra. “Në disa raste u gjet naftë, por ajo qe shumë e rëndë dhe qe e vështirë të nxirrej jashtë”, deklaroi kompania austriake OMV, e cila u tërhoq përfundimisht nga kërkimet në Shqipëri tre vjet më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)