23 Shtator 2021

Renault humbi 8 miliardë euro në vitin 2020

Paris, 20 shkurt - Prodhuesi francez Renault humbi 8 miliardë euro vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Renault njoftoi se gati 3 milionë automjete u shitën në vitin 2020 dhe se shitjet ranë për 21,3 për qind.

Gjithashtu thuhet se kompania shënoi humbje prej 7,38 miliardë eurosh në tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe 8 miliardë euro në tërë vitin 2020, ndërsa rikujtohet se kompania kishte një humbje prej 141 milionë eurosh në vitin 2019.

Më tej theksohet se xhiroja e kompanisë u ul me 21,7 për qind në vitin 2020 krahasuar me vitin mëparshëm, në 43,5 miliardë euro. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Luca de Meo, deklaroi se kostoja e kompanisë është ulur me 1,5 miliardë euro që nga viti 2020.

Duke deklaruar se ky vit do të jetë i vështirë, Meo më tej tha se nuk mund ta parashikojnë të ardhmen e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe se problemet në produktet elektronike mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e 100 mijë automjeteve këtë vit.

Gjithashtu u njoftua se shitjet totale në tregun e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) u ulën me 23,7 për qind në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)