01 Dhjetor 2022

Renault dhe Nissan do të investojnë 26 miliardë dollarë në automjetet elektrike

Prishtinë, 27 janar - Aleanca francezo-japoneze e automjeteve Renault-Nissan planifikon të investojë 23 miliardë euro apo 26 miliardë dollarë në teknologjinë e automjeteve elektrike gjatë 5 viteve të ardhshme, njoftuan kompanitë sot.

Pjesë e aleancës është dhe prodhuesi më i vogël japonez i automjeteve Mitsubishi Motors Corp., me të cilën do të ndajë kërkimet, pjesët e automjeteve dhe teknologjinë për të ulur kostot dhe për të prodhuar 35 modele të reja automjetesh elektrike deri në vitin 2030, duke synuar tregjet në mbarë botën.

Automjetet do të përdorin një nga 5 platformat e zakonshme, pjesët kryesore mbi të cilat janë ndërtuar automjetet.

Nissan Motor Co do të angazhohet në zhvillimin e një baterie të gjeneratës së ardhshme për automjetet elektrike ndërsa Renault do të angazhohet në zhvillimin e elektronikës dhe softuerit.

Prodhuesit e automjeteve në mbarë botën po përpiqen të kursejnë shpenzimet dhe të krijojnë aleanca. Problemet e fundit rreth furnizimit që lidhen me COVID-in, të cilat po paraqesin problem në prodhim dhe shqetësimet në rritje për ndryshimet klimatike, e kanë bërë një koordinim të tillë më urgjent se kurrë.

Tesla është shfaqur si një konkurrent i fuqishëm dhe jashtëzakonisht fitimprurës. Në treg po hyjnë dhe aktorë të rinj si Sony Corp., prodhuesi i video lojërave PlayStation, së fundmi ka shfaqur një prototip të një makine elektrike. Prodhuesi më i mirë japonez i automjeteve Toyota Motor Corp. ka njoftuar një plan energjik për automjetet elektrike.

Renault zotëron 43.4 për qind të Nissan ndërsa Nissan zotëron 15 për qind të Renault. Nissan, me qendër në qytetin port të Yokohama, zotëron 34 për qind për qind të Mitsubishi me bazë në Tokio. Qeveria franceze zotëron 15 për qind të Renault.

Aleanca ishte ide e Carlos Ghosn, të cilin Renault e dërgoi në vitin 1999 për të ngritur Nissan-in pothuajse të falimentuar. Ghosn e bëri atë një nga grupet më të suksesshme të automjeteve në botë. Por, ai u arrestua në Japoni në vitin 2018 me akuzat për shkelje financiare.

Ai la kaucionin dhe iku në Liban në fund të vitit 2019. Libani nuk ka traktat ekstradimi me Japoninë. Ghosn thotë se është i pafajshëm.

Arrestimi i Ghosn-it dhe zhvillimet e lidhura me të shkaktuan tensione brenda aleancës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. (Objekti i Agjencisë, ora 13:00) 

- Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie. Tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Strehimoren në Prizren. (Strehimorja në Prizren, ora 14:30)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)