30 Janar 2023

“Renault” dhe “Daimler” vendosin biznes strategjik

Paris, 26 mars - Gjigantët botërorë automobilistikë “Daimler” dhe “Renault” janë shumë afër vendosjes së biznesit strategjik me të cilin prodhuesi gjerman i automobilave luksoze do të bëhet pronar i 3 për qind të aksioneve të prodhuesit francez dhe anasjelltas.

Burime mirë të informuara për gazetën “Financial Times” lajmërojnë sekjo risi me siguri do të publikohet në muajin prill, por kjo nuk do tëthotë bashkim të kompanive, por forcim të partneritetit të ndërsjellë.

Qëllimi i projektit është që dy kompanitë bashkërisht të punojnë në prodhimtarinë e platformave për automobilave të vegjël, si dhe pjesë për kamionë dhe automobila me motor elektrik.

Pasi që biznesi të bëhet realitet, “Renault” në bashkëpunim me partnerin e vet japonez “Nissan” do të fillojnë përpunimin e modeleve të reja të automobilave elektronikë përderisa “Daimler” do të mbetet në prodhimtarinë e automobilave dhe kamionëve luksozë me motorë të fuqishëm dizel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)