03 Shkurt 2023

Reciprociteti ndaj Serbisë fuqizon prodhimtarinë vendore

Prishtinë, 6 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlerëson vendimin e sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të MTI-së për vendosjes e taksës 10% si masë mbrojtëse për prodhuesit vendor dhe masë detyruese për respektimin e  marrëveshjeve te arritura në Bruksel por jo te respektuara nga Serbia.

AKB vazhdimisht ka bërë thirrje dhe rekomandime për të marrë vendime të guximshme por të domosdoshme për të mbrojtur prodhimin vendor  dhe tash kjo masë mbrojtëse do ta rrit prodhimtarinë vendore si asnjëherë më parë kurse kompanitë tregtare mund ti zëvendësojnë importet nga vendet tjera duke mos lënë  konsumatorët  të  ndjejnë mungesën e produkteve dhe as shtrenjtimin e tyre.

Institucionet vendore do të kenë presion ndërkombëtar për një vendim të tillë por Serbia asnjëherë nuk ka pasur presion ndërkombëtar  të duhur për të respektuar marrëveshjet në raport me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)