20 Prill 2024

Qeveria miraton projektin për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit

Prishtinë, 12 mars - Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar nismen e Ministrisë së Financave për negocim të Marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit ‘Trajtimi i ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit”.

Qeveria ka ndarë mjete financiare, sipas kërkesës së Komunës së Mitrovicës, në vlerë prej 74.200 euro në mbështetje të realizimit të projektit për ngritjen e monumentit kushtuar dëshmorit, Harun Beka.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për zbatimin e nenit 9 të Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2019, për përmbushjen e detyrimeve financiare nga viti paraprak për projektet kapitale shumëvjeçare.

Në pajtim me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2019, Qeveria jo më shumë se 30 ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2019 i dorëzon Kuvendit për informim, tabelat me ndryshimet e bëra që kërkohen nga organizatat buxhetore për të përmbushur obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak që lidhen me projektet kapitale shumëvjeçare.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar dy vendime për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme.

Vendimi i parë ka të bëjë me pronat e ish-ndërmarrjes OBP “Produkt” në Komunën e Skenderajt, të cilat do të preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit” në këtë komunë.

Ndërsa vendimi i dytë me pronat e paluajtshme të ish-ndërmarrjes “Drenica OTHPB ‘Agroprodukt” në Komunën e Drenasit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore të stadiumit të qytetit ‘Rexhep Rexhepi”.

Po sot, Qeveria ka miratuar gjithashtu vendimin preliminar të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të Ndërmarrjes Shoqërore “Auto-Moto Kosova dhe “INA Zagreb” të cilat preken nga ndërtimi i objekteve ndërtimore për nevoja të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave publike të pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në komunat Graqanicë, Lipjan, Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit, ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe aprovuar rekomandimet e Grupit punues për përgatitjen e dokumentit të politikave për akomodimin e institucioneve shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)