16 Prill 2024

Qeveria miratoi Projektligjin për Industrinë e Sigurisë Private

Prishtinë, 12 gusht - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi sot është mbajtur mbledhja e 139-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës me ç'rast edhe është miratuar Projektligji për Industrinë e Sigurisë Private.

Qëllimi kryesore i këtij Projektligji është që në mënyrë unike të përcaktoj rregullat ligjore lidhur me subjektet që ushtrojnë veprimtarinë private të sigurimit si dhe marrjen e licencave në organin kompetent. Me këtë projektligj  përcakton procedurat për licencim, verifikimin, kushtet dhe kontrollimi i këtyre subjekteve.

Në mbledhje, Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe Projektligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara për siguri. Projektligji përcakton  dispozitat ligjore për pajisjen me armë, municion dhe pajisje përkatëse për siguri për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri.

Projektligji adreson edhe të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me prodhimin, riparimin, tregtinë, importin, eksportin, sigurinë gjatë deponimit dhe transportit dhe vlerësimin e përputhshmërisë me kushtet për armët, municionin dhe pajisjet përkatëse për siguri.

Edhe Udhëzimi administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar është aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzimi Administrativ rregullon ushtrimin e kontrollit kufitar nga zyrtarët e autorizuar, për të siguruar se personat, mallrat dhe mjetet e transportit janë të autorizuara të hyjnë ose dalin nga Republika e Kosovës.

Kontrolli kufitar është në kuadër të kompetencave të Policisë Kufitare, Doganës së Kosovës dhe Agjencionit të Veterinës dhe  Ushqimit. Kontrolli kufitar përfshin  kontrollin e personave dhe dokumenteve të udhëtimit, kontrollin e mjeteve të transportit dhe kontrollin e mallrave dhe objekteve,  që kryhen brenda zonës së kalimit të kufirit,para kalimit të kufirit shtetëror ose menjëherë pas kalimit të kufirit shtetëror.

Qeveria ka miratuar kërkesën e FSK-së për mbulimin e kërkesave financiare të bartjes së kompetencave tek FSK lidhur me shkatërrimin e mjeteve eksploduese të pashpërthyera kompetencë kjo që deri tani ka qenë e KFOR-it.

Ministri Fatmir Limaj ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me ceremoninë e formalizmit të kontratës për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës e cila do të bëhet sot me Konzorciumin turko – francez Limak-Lion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)