08 Shkurt 2023

Punimet teknike ndërprenë ujin në disa zona të kryeqytetit

Prishtinë, 5 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) njofton për disa punime teknike të domosdoshme.

Gjatë ditës së sotme do të realizohen disa punime teknike në ndrrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë.

Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30.

Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga "Dëshmorët e Kombit" që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes "Ulpiana" duke vazhduar me lagjen e "Spitalit" e deri te fillimi i  lagjes "Veternik në Prishtinë.

Po ashtu KRUP ka njofutar se m kërkesë të kompanisë private Beni Com, të cilët paraprakisht kanë marrë pëlqim nga KRU ”Prishtina” për kyçjen e rrjetës së re të ujësjellësit në rrugën “Ndue Përlleshi” në rrjetin ekzistues në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë behet e ditur se gjatë ditës së sotme KRUP obligohet që të ndërprejë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 09:00-15:00.

Për shkak të krijimit të kushteve për kyçjen e gypit të ujit, ndërprerja e ujit bëhet në gypin kryesor të rrugës “Muharrem Fejza ”.

Po ashtu edhe për konsumatorët e lagjes "Sofalia" do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund  të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)