30 Janar 2023

Punime teknike në Hajvali, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm

Prishtinë, 27 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjjës Qëndresa, fshatit Hajvali, Cagllavicë, Mirditës, se sot gjatë ditës do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 - 16.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)