03 Shkurt 2023

Punime teknike lenë pa uj Lagjjen e Spitalit, Mati 1 dhe Bregun e Diellit

Prishtinë, 19 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se gjatë ditës sotme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc.

KRUP thekson se realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

"Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta   për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës."

"Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë", thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)