29 Mars 2024

Prodhuesit e Shitësve me Pakicë kërkuan mbështetje institucionale

Prishtinë, 16 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, Rrjetin e Shitësve me Pakicë dhe kryetaren e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.

Ministri theksoi se ky takim është njoftues, duke i dëgjuar për së afërmi kërkesat e tyre që i kishin karshi institucioneve të Kosovës.

Ministri Krasniqi tha se ditët e ardhshme do të jenë shumë intensive në hartimin e politikave, që do t’i ndihmojnë bizneset në  tejkalimin e sfidave që i kanë si shkak i pandemisë.

Ministri po ashtu i siguroi se Qeveria e Kosovës është e interesuar të punojë nga afër me bizneset, prodhuesit vendor dhe odat, për t’i adresuar kërkesat e tyre që i kanë, dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme.

Ministri bëri të ditur se mbrojtja e konsumatorit, prodhuesve vendor dhe bizneseve janë prioritete të tij, që bashkë me stafin e MTI-së do të punojnë në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Ndërsa përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë prezantuam kërkesat e tyre që i kishin, duke kërkuar mbështetje institucionale.

Nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, shprehu vullnetin për ta ofruar ndihmën e këtij institucioni në tejkalimin e krizës nga pandemia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)