18 Prill 2024

Prodhuesi vendor lanson linjën e re të përpunimit të farave të kungullit

Pejë, 11 dhjetor - Produktet Natyrale të Kosovës (PNK) është kompani vendore që ka si aktivitet kryesor mbjelljen e kungujve dhe përpunimin e farave të kungujve.

Sot PNK-ja organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit.

Kompania PNK është themeluar në vitin 2015. Këtë vit, kjo kompani ka mbjellë më shumë se 700 hektarë me kunguj.

PNK-ja përpunon rreth 200 tonë fara kungulli në vit kryesisht për eksport. Kohëve të fundit PNK-ja ka filluar përpunimin e farave të pjekura me shije që në tregun vendor shiten me brendin “Troi”.

Përmes bashkëpunimit me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, PNK ka investuar për rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe sjell një linjë të re të përpunimit të farave të kungullit, që jo vetëm rrit sasinë, por edhe cilësinë.

 Me këtë investim, krijohen së paku 8 vende të reja pune me orar të plotë në fabrikë dhe së paku 11 vende pune në fermë.

Ky aktivitet fuqizon sistemin e bujqësisë së kontraktuar, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë tek rritja e të ardhurave në nivele të ndryshme, tek zëvendësimi i produkteve të importuara dhe sjell më shumë potencial për tregun e eksportit.

Ceremonia e inaugurimit mbahet në fabrikën e Produktet Natyrale të Kosovës në fshatin Loxhë në Pejë.

Në ceremoni marrin pjesë Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxhiri dhe Argjentina Grazhdani, Drejtoreshë e projektit Promovimi I Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)