19 Prill 2024

Prodhimi industrial turk shënon një rritje me 5,6 për qind

Ankara, 18 shtator - Prodhimi industrial turk ka shënuar një rritje me 5,6 për qind në muajin korrik 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të hënën rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin e 7-të të vitit.

Sipas TUIK-ut, prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 5,6 për qind.

Ndërsa prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi sezonal dhe kalendarik në korrik, krahasuar me një muaj më parë, është rritur me 3,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)