19 Prill 2024

Prodhimi industrial në Evropë shënon rënie

Bruksel, 15 prill - Agjencia e Statistiakave Evropiane ka njoftuar se prodhimi industrial në Evropë ka shënuar rënie në muajin shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shifra ka rënë në BE dhe në eurozonë me 1,1 për qind dhe 1,6 për qind, përkatësisht, sipas një deklarate nga Eurostat.

Eurozona, ose EA19, përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro, ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Midis shteteve anëtare për të cilat ka të dhëna të disponueshme, rritjet më të larta u regjistruan në Irlandë (41,4 për qind), Lituani (9,7 për qind) dhe Finlandë (5,6 për qind), ndërsa rëniet më të mëdha janë shënuar në Maltë (10,9 për qind), Estoni (8,9 për qind) dhe Francë (6,4 për qind).

Në BE, prodhimi i mallrave të qëndrueshëm të konsumit gjatë së njëjtës periudhë është rritur me 2,4 për qind dhe i mallrave të ndërmjetëm 0,5 për qind, ndërsa prodhimi i mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm ka rënë me 3,8 për qind, i mallrave kapitale 2,4 për qind dhe energjisë 1,5 për qind.

Në bazë mujore, prodhimi industrial ka rënë gjithashtu me 0,9 për qind në BE dhe 1 për qind në eurozonë në shkurt në krahasim me janarin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)