23 Shtator 2021

Prodhimi global i çelikut shënon rritje të lehtë

New York, 25 shtator - Prodhimi global i çelikut të papërpunuar shënoi rritje të vogël me 0.6 për qind nga viti në vit në gusht, njoftoi Shoqata Botërore e Çelikut, (WorldSteel).

"Prodhimi global i çelikut të papërpunuar për 64 vendet që raportojnë tek 'WorldSteel" ishte 156.2 milionë ton në gusht 2020", deklaroi shoqata të enjten vonë.

Turqia, prodhuesi i shtatë më i madh i çelikut të papërpunuar shënoi një rritje prej 22.9 për qind në prodhimin e çelikut të papërpunuar në 3.2 milionë ton gjatë së njëjtës periudhë.

Kina prodhoi 94.8 milionë ton çelik të papërpunuar në gusht, 8.4 për qind më shumë se të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Prodhimi i çelikut të papërpunuar të Indisë dhe Japonisë ra me 4.4 për qind, përkatësisht 20.6 për qind në 8.5 milionë ton dhe 6.4 milionë ton.

SHBA me prodhim prej 5.6 milionë ton shënoi rënie prej 24.4 për qind nga gushti i vitit 2019.

Sa i përket Bashkimit Evropian, Gjermania prodhoi 2.8 milionë ton çelik të papërpunuar, një rënie prej 13.4 për qind në bazë vjetore.

Shoqata Botërore e Çelikut është një grup i mirënjohur i industrisë ndërsa anëtarët e saj përfaqësojnë rreth 85 për qind të prodhimit global të çelikut me më shumë se 160 prodhues të çelikut.

Grupi theksoi se për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga pandemia e COVID-19, shumë shifra të gushtit janë vlerësime që mund të rishikohen me azhurnimin e prodhimit të muajit tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)