03 Shkurt 2023

Plluzhina kyçet në rrjetin e ujësjellësit

Skenderaj, 26 prill - Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të shtëpive në lagjet e fshatit Plluzhinë.

Për të parë nga afër procesin, në terren kanë dal kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala.

Kryetari Nura është ndarë kënaqur me punimet dhe përfundimin  e tyre, ku projekti në fjalë përfshinë kycjet e shtëpive në fshatrat Likoc, Makërmal, Ticë, Plluzhinë dhe Rezallë.

Brenda pak ditësh pritet edhe testimi i furnizimit me ujë, për çka kryetari Nura ka bërë thirrje të që ai të shfrytëzohet sa më racional.

Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe CDI-s zvicerane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)