11 Gusht 2022

Pezho dhe Mitsubishi nuk duan ta bashkojn kapitalin

Gjenevë, 4 mars – Prodhuesi francez i automobilave Pezho-Citroen dhe Mitsubishi japonez sot njoftuan se nuk do të hyjnë në bashkim të kapitaleve.
 
Në kumtesën e përbashkët të panairit të automobilave në Gjenevë, kompanitë theksuan se aleanca financiare “nuk është e dëshirueshme në kushtet rrjedhëse”.
 
Gazeta e përditshme afariste japoneze “Nikei” paraprakishtë shkruante se dy prodhuesit e automobilave janë në fazën përfundimtare të negociatave për bashkim, në të cilën Pezho-Citroen planifikon të blejë 30 deri në 50 për qind të aksioneve në prodhuesin e katërt më të madh japonez të automobilave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)