23 Prill 2024

Përkeqësohet gjendja e ujit të papërpunuar në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prishtinë, 4 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar në liqe dhe në kanalin e “Ibër Lepencit” është përkeqësuar sërish, për shkak të ngritjes së turbullirës, gjë që nuk po lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale.

Gjendja më e papërshtatshme sipas KUR Prishitna është në fabrikën e trajtimit të ujit në  FPU-Drenas,  që ujin primar e merr nga kanali i Ibrit në Bivolak.

Ky kanal, me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullira në këtë kanal të jetë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm, për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti.

S"ituatë të ngjashme gjatë ditës së sotme kemi edhe në Lipjan (fshatin-Torinë), për shkak të përmbytjeve si dhe në Fushë Kosovë/Miradi e Ulët, poashtu për shkak të përmbytjeve nga lumi Sitnica."

"Në të gjitha zonat e tjera të shërbimit vazhdon furnizim stabil me ujë të pijshëm, por jemi duke e monitoruar në vazhdimësi kualitetin e ujit , për shkak të situates së krijuar së fundmi", thekson KUR Prishtina.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)