02 Shkurt 2023

Penda e Përlepnicës ka arritur nivelin maksimal të mbushjes me ujë të pijshëm

Gjilan, 3 shkurt - Task-forca për menaxhimin e thatësisë në Gjilan, e themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, më 14 qershor të vitit 2019, ka mbajtur të mërkurën takimin e radhës, ku u bë e ditur se pas reshjeve të fundit, situata me furnizim me ujë të pijshëm është normalizuar, ngase penda e Përlepnicës ka arritur kuotën maksimale prej 30.37 metra thellësi.

Në takim u tha se Komuna e Gjilanit në vitet e fundit ka punuar për zgjidhjen afatmesme të problemit të ujit të pijshëm, duke rezultuar me marrëveshje me Bankën Botërore, përmes projektit multimilionësh “Flows”, i cili pritet të vetëm të ratifikohet në Kuvendin e Republikës.

“Ne kemi punuar me konfidencë dhe partneritet, që Banka Botërore si lidere në këtë program së bashku me Komunën, Hidromoravën dhe Qeverinë, t’i japim zgjidhje afatmesme këtij problemi dhe pastaj zgjidhje afatgjate. Jam I lumtur që kjo është arritur”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka apeluar qytetarët që pavarësisht normalizimit të gjendjes, të vazhdojnë ta kursejnë ujin, duke shtuar se kjo tashmë është kulturë në Gjilan.

Në këtë aspekt, kreu i Gjilanit tha se do të vazhdohet me investime në qytet dhe fshatra, ku janë të përfshira Komuna, KRU Hidromorava dhe Qeveria e Zvicrës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)