24 Shtator 2021

Pa prodhim vendor, Kosova nuk ka qëndrueshmëri ekonomike

Prishtinë, 16 qershor - Një delegacion  bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve u pritën nga Blerim Kuqi,  Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini prezantoi sfidat e bizneseve dhe prodhuesve vendor para dhe pas Pandemisë COVID 19 ku tha se pa mbështetjen e shtetit ekonomia  e vendit do të ballafaqohet me deficit të rritjes ekonomike.

Pako emergjente ashtu e vogël por edhe si e tillë nuk është realizuar në tërësi duke bërë përjashtime të bizneseve, punëtorëve dhe operatorëve të ndryshëm ekonomik.

Rreth 85 % e bizneseve gjatë Pandemisë COVID 19 nuk ishin aktive kurse rreth 250.000 punëtorë të sektorit privat u ballafaquan dhe vazhdojnë me vështirësi për të siguruar pagat në sektorin privat.

AKB i propozon Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, që të përkrah direkt bizneset qoftë private apo ato ndërmarrje publike të cilat varen nga vetëfinancimi, duke i mbështetur projektet e tyre që kanë për qëllim prodhimin, punësimin dhe rritjen e exportit.

Pa prodhim vendor Kosova nuk ka qëndrueshmëri ekonomike. Qeveria duhet të fuqizoj ekonominë vendore duke i dhënë infuzion për Rimëkëmbjen ekonomike dhe tejkalimin e vështirësive në sektorët e ndryshëm si p.sh. Industrisë, Tregtisë, Shërbimeve Vendore etj.

Blerim Kuqi, Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, së pari falënderoi delegacionin  e AKB-së për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë ekonomisë kosovare, me theks të veçantë prodhimit vendor dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ministri Kuqi prezantoi 9 masat e Planit të Rimëkëmbjes ekonomike, ku tha se bashkarisht do të kujdesemi në zbatueshmërin e Planit të Rimëkëmbjes në funksion të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik.

Ministri Kuqi tha se do të jem i hapur në çdo kohë që sfidat dhe rekomandimet e juaja ti adresojë në Qeverinë e Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)