16 Gusht 2022

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

Prishtinë, 12 prill - Me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm të veprimit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë ditës realizuan takim me bizneset e sektorit minerar.

Në takimin e fundit të OAK-së me Ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së u dakorduan të gjithë që dy pika të kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj.

Oda e Afarizmit të Kosovës përveç informimit të bizneseve lidhur me takimin me Ministren, njëkohësisht u dakorduan që të kërkohet që MBPZHR të marr sa më shpejtë vendimet të cilat janë kompetencë e tyre, brenda një afati të caktuar kohorë.

Në rast që kërkesat nuk merren parasysh, atëherë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit do të dalin para Ministrisë.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset e sektorit kërkojnë hapa konkret të veprimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)