29 Mars 2024

OAK kërkon të lirohet lënda e parë për prodhuesit

Prishtinë, 7 janar - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK)  kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industris z.Endrit Shala dhe Ministri i Financave Bedri Hamza që të lirojnë lëndën e parë për prodhuesit vendor ashtu siç është e paraparë me Ligj.

Arsyeja e kërkesës sipas OAK është ankesa e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.

Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit.

Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja.

Gjithashtu, OAK kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtuqë të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit.

Për më shumë, kjo kërkesë i është drejtuar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)