24 Maj 2022

OAK kërkon që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet në dëgjim publik

Prishtinë, 18 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës, njëherësh përfaqësuese e një numri të madhë të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve, me rekomandim të bizneseve anëtare, kërkon edhe një herë që Projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përveç mungesës së harmonizimit të këtij Projektligji me ligjet e tjera të Republikës së Kosovës, arsye shtesë për kthim prapa të tij është edhe mos përfshirja e kërkesave kryesore të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve në draftin final.

Oda e Afarizmit të Kosovës Ju përsërit dhe një herë disa nga rekomandimet e bëra dhe të mos përfshira në draftin final, e që konsiderohen esenciale nga bizneset e këtij sektori:

1. Të rikthehen distancat dhe të jenë specifike për çdo sektor.

2. Me miratimin e lejes minerare të shfrytëzimit , zona e lejuar e shfrytezimit hiqet nga fondi pyjor e kullosor, prone shtetërore dhe kalon si pasuri minerare.

3. Të krijohen procedura të veçanta të aplikimit për licencë për çdo sektor, sepse veprimtaria dhe kompleksiteti i çdonjërit dallon nga tjetri. Pra, të bëhet ndarja e procedurave të aplikimit për:

Metalore,
Jometalore,
Zhavor
Gurët dekorativ dhe
Thëngjill etj.

4. Të klasifikohen lumenjët dhe në bazë të llojit të caktohet distanca e punës në lumenjë.

5. Të specifikohet në licencë hapësira punuese në lum dhe i licencuari të mbetet përgjegjës për mirëmbajtjen e shtratit të lumit në mënyrë që të mos degradohet dhe të mos ketë vërshime.

6. Një licencë për shfrytëzimin e rërës dhe zhavorit që nuk gjendet në shtretërit e ujrave sipërfaqësorë duhet të jepet në bazë të kërkesës së pronarit të tokës ku gjenden.

7. Kërkesa për koncesion shfrytëzimi të dërgohet në komunë, pastaj të paraqitet në KPMM. KPMM do të marrë përgjegjësinë e bartjes së këtyre kërkesave në Ministritë përkatëse.

8. Kërkesës për dhënien e licencës i bashkëngjiten:

- të dhënat për subjektin që kërkon koncesion,
- një hartë topografike në një shkallë prej 1: 5.000 së bashku me koordinatat e pikës kufitare të vendndodhjes së një zone të përcaktuar,
- një raport për vëzhgimin e tokës për qëllime të veçanta me shënime kadastrale për zonën për të cilën kërkohet dhënia e koncesionit të shfrytëzimit, të përgatitur nga tregtarët e veçantë - gjeodete të autorizuara të tokës dhe shoqëritë tregtare për vrojtimin e tokës që plotësojnë kushtet sipas Ligjit mbi kadastrën e pronës së paluajtshme;
- një studim fizibiliteti të koncesionit.

9. Kontrollimi i zbatimit të projektit të bëhet nga Inspektorët Komunal të Komunës përkatëse, ndërsa KPMM të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme duke qenë organi më i lartë për këtë sektor.

10. Garancia të bëhet në të gjitha institucionet e licencuar nga BQK-ja dhe të dorëzohen në KPMM.

Oda e Afarizmit të Kosovës Ju fton që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet dhe një herë në dëgjim publik pasiqë konsideron se ky rikthim do të jetë mjaft frytëdhënës. Gjithashtu, Oda e Afarizmit të Kosovës Ju mirëpret në takime diskutuese me bizneset e sektorit të Minerave dhe Mineraleve duke pas parasysh që bizneset janë të interesuara t’i diskutojnë këto kërkesa me çdo palë që mund të ndikoj në këtë çështje.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)