16 Prill 2024

OAK kërkon nga Qeveria përkrahjen dhe mbrojtjen e prodhimeve vendore

Prishtinë, 21 prill - Pas shqetësimit që Oda e Afarizmit të Kosovës ka marrë për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve, OAK ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike  dhe Kryeinspektoratit të tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Ankesat janë sidomos në lidhje me produktetet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100%.

OAK kërkon që prodhimet vendore te kenë një tratim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen.Në gjendjen ne të cilën ndohemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendorë.

Mbesim në pritje të një reagimi të juaj lidhur me këtë, duke shprehur gatitshmërinë tonë për të ju ndihmuar, thuhet në fund të shkreses.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)