18 Gusht 2022

OAK i dorëzon projektin Komunës së Fushë Kosovës

Prishtinë, 11 mars - Dorëzimi i projektit të financuar nga OAK dhe biznesi Kosmonte Foods për rregullimin e infrastrukturës për bizneset që operojnë në Zonën e Harilaqit, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha.

OAK, me kërkesën e bizneseve të kësaj zone është angazhuar për këtë projekt që një kohë dhe ka pasur takime me të gjithë faktorët, nga Komuna, Ministria dhe Ujësjellësi.

Lidhur me këtë projekt, OAK ka marrë edhe mbështetje kohë më parë nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili është shprehur i gatshëm për përkrahjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge, dhe ka kërkuar që Komuna e Fushë Kosovës që të bëjnë një memorandum bashkëpunimi meqenëse është rrugë lokale.

Kryetari Berisha theksoi se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e biznesit dhe është një bashkëpunim shumë i mirë mes OAK-së dhe Komunës, andaj edhe nga ana e Komunës përkrahja do të jetë maksimale.

Kryetari Berisha premtoi përpjekje maksimale që ky projekt të realizohet gjatë këtij viti.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Lulzim Begaj dhe Koordinatorja Qendresa Ibrahimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)