23 Prill 2024

Njolla e naftës mund të mbërrijë në Floridë

SHBA, 5 korrik - Njolla e naftës, e cila prej më shumë se një muaji po shkatërron gjirin e Meksikës, mund të mbërrijë për shkak të rrymave detare edhe në brigjet e Floridës.

Alarmi i ambientalistëve, përfshin edhe plazhet e Majemit. Një studim nga Administrata e Oqeanisë Atmosferike Kombëtare e cila merret me studimin e botës ujore dhe atmosferës në SHBA-së, bazuar matematikisht në humbjen prej 33 000 fuçish nafte në ditë, thotë se nafta do të prekë edhe brigjet e Floridës.

Ajo mund të shtyhet nga rrymat detare të Gjirit, dhe me 60-80 % të shanseve, mund të përfshijë edhe plazhet e Majemit.

 Ndërkaq, ndaj kompanisë ‘British Petrolium’ janë intensifikuar akuzat për neglizhencë, pasi një gazetar filmoi pamjet e naftës në brigje, e cila nuk ishte mbledhur, por ishte mbuluar me rërë, për të fshehur gjurmët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)