14 Gusht 2022

Nissan ndalon përkohësisht prodhimin në disa fabrika pas tërmetit

Tokio, 19 shkurt - Kompania japoneze e automjeteve Nissan do të ndalojë përkohësisht prodhimin në disa fabrika pas tërmetit me fuqi prej 7.3 ballë që ndodhi në ujërat e Fukushima-s fundjavën e kaluar.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo bazuar në informacionet e burimeve të kompanisë, prodhuesi japonez, për arsye të vonesës së furnizimit të pjesëve pas tërmetit të fuqishëm, do të ndalojë prodhimin në disa fabrika në mbarë vendin.

Sipas kësaj, gjatë javës së ardhshme prodhimi në fabrikat Oppama dhe Shatai do të pezullohet ndërsa në fabrikën Shonan do të ndalohet prodhimi për një kohë të shkurtër.

Nuk u njoftua se furnizimi i cilit model dhe klasë të automjeteve do të vonohet për shkak të pengesës.

Gjithashtu edhe Toyota në mbarë vendin kishte pezulluar përkohësisht 14 linja masive të prodhimit në 9 fabrika.

Në prefekturën veriperëndimore të vendit Fukushima më 13 shkurt ndodhi një tërmet me fuqi prej 7.3 ballë në një thellësi prej 60 kilometra.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, në tërmet deri më tani janë lënduar 160 persona, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)