29 Mars 2024

Ngrihet padia e parë civile kundër Toyota-s në SHBA

Kaliforni, 13 mars - Pas serisë së vazhdueshme me defekte të makinave të markës Toyota, një prokuror në Kaliforni ka ngritur padi civile kundër prodhuesit të automjeteve.

Toyota fajësohet për shitjen e qindra mijëra veturave me defekt në pedalin e gazit edhe pse ka qenë në dijeni për të.

Me ngritjen e kësaj padie duhet të pengohet që koncerni përmes shitjes së veturave me defekte të rrezikojë edhe më tej popullatën, tha prokurori përgjegjës para gazetarëve.

Nga Toyota kërkohet që të paguaj një gjobë prej 2.500 dollarësh për secilin rast të prekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)