03 Korrik 2022

Neglizhenca e investitorit dhe inpekcionit lë konsumatorët pa ujë të pijshëm

Prishtinë, 10 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

"Ua kujtojmë se më datë 4 korrik është dëmtuar tubi PE = 250 mm me një gjatësi L=140 m, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë", thekson Ujësjellësi ”Prishtina".

Inspekcioni Komunal atë ditë ishte në vendngjarje dhe ka obliguar Investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar.

Ujësjellësit ”Prishtina" ka thënë se për një kohë të gjatë nuk u morën masa konkrete edhe pse natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit ishte e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.

Me këtë rast, duke mos parë asnjë interesim nga ana e palëve të tjera, KRU "Prishtina" mori përsipër dëmin e shkaktuar nga dikush tjetër dhe e sanoi atë për hir që konsumatorët e zonave të lartëcekura të mos mbesin pa ujë.

Sanimi zgjati gjithë ditën, deri në mesnatë.

Po atë ditë, iu është rekomanduar Investitorit që të merren masa konkrete mbrojtëse që të parandalohet ndonjë defekt më i madh, me çrast sërish mund ta pësonin konsumatorët e atyre lagjeve.

Ndërsa sot, pas neglizhencës së Investitorit dhe Inspekcionit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbrëmë ka ardhë deri te kolapsi i terenit dhe është shkaktuar defekt edhe më i madh, ashtu siç i KRU "Prishtina" ka paralajmëruar më herët, dhe përveq zonave të lartëcekura sot pa ujë është edhe vet Pallati i Drejtësisë, në tërësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 korrik 2022

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it, organizon një aktivitet me prindërit dhe fëmijët për të përmbyllur “Muajin e Prindërimit”. (Parku i Gërmisë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim nga Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)