20 Prill 2024

Ndikimi i Pandemisë ka shkaktuar rënie të pagesave për Ujësjellësin 'Prishtina'

Prishtinë, 27 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar se orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë  për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim për ujë dhe ujëra të zeza.

KRU ”Prishtina”  ka njoftuar se me të gjitha kapacitetet për punë, po mundohet të iu ofrojë shërbime gjithnjë e më cilësore me ujë dhe kanalizim.

"Në të njejtën kohë, furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësor po bëhet pa ndërprerë. Duke qenë të gjithë të njoftuar lidhur me situatën e Pandemisë, që po zhvillohet për shkak të Coronavirusit (i njohur gjithandej si COVID-19) dhe masat që kemi marrë, edhe më tutje jemi të përkushtuar dhe do të bëjmë përpjekje maksimale, që ta përmbushë misionin që kemi furnizim me uje 24/7 , për t’u siguruarar qytetarëve sherbime cilësore."

"Për më tepër, ne dëshirojmë t'ju informojmë se, momentalisht, për shkak të gjendjes së krijuar në terren nga COVID-19, jemi duke punuar me staf të reduktuar duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik, andaj posa të sigurohen kushtet minimale për zhvillimin normal të aktiviteteve do të fillojmë me normalizimin e situatës", thekson KRU Prishitna.

Duke pasur parasysh vështirësitë, që janë duke u shfaqur në procesin e funksionimit si në aspektin teknik-operativ ashtu edhe nga aspekti financiar,  vonesat nga afatet e përcaktuara për pagesa të sherbimeve veq tani vërehen dukshëm sidomos nga muaji mars 2020 e tutje.

Në bazë të vendimeve dhe qëndrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, KRU Prishtina ka qenë i obliguar të reduktojë angazhimet dhe aktivitetet e përgjithshme në nivelin e masave të punëve esenciale; në bazë të kërkesave dhe udhëzimeve nga IKSHP, që sa më shumë ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit (COVID-19), respektivisht të fokusohemi vetëm në aktivitete operative me prioritet.

Kjo sipas KRU Prishtina ka ndikuar edhe në aktivitetet e tyre karshi arkëtimeve për këtë përiudhë  për këtë arsye janë zvogëluar kontaktet me konsumatorë, që janë në interesin tonë të ndërsjelltë duke i informuar për obligimet mujore që i kanë ndaj ndërmarrjes për sherbimet e ujit.

Nga e gjithë kjo do shihet ndikimi direkt në aspektin financiar sa i përket arkëtimeve për përiudhën nga kur ka filluar pandamia në vendin tonë.

Çdo konsumator i KRU “Prishtina”sh,a, familjar apo biznes, duhet të paguajë rregullisht dhe brenda afatit faturën e konsumit mujor.

Kjo sipas KRU Prishtina është e vetmja mënyrë se si Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina mund të garantojë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë.

Pra sipas KRU Prishtina ndikimi i Pandemisë Covid 19 ka shkaktuar rënie të pagesave sidomos për muajin mars 2020 e tutje siq shihet në tabelë  nga % sipas muajve në rënie në krahasim me përiudhën e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajve para pandemisë.

"KRU “Prishtina”sh,a  është e vendosur të bëjë gjithçka për të garantuar furnizimin të qëndrueshëm me ujë dhe shërbim sa më korrekt ndaj qytetarëve", thekson ne fund KRU Prishtina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)