14 Gusht 2022

Ndalimi i prodhimit të naftës i kushton Libisë mbi 7 miliardë dollarë

Tripoli, 17 korrik - Korporata Kombëtare e Naftës në Libi (NOC) njoftoi mbrëmë se kostoja e ndalimit të prodhimit të naftës që nga fillimi i janarit ka shkaktuar humbje prej miliarda dollarësh.

NOC tha se prodhimi i naftës kishte ndaluar më 17 janar dhe humbjet kanë arritur në 7 miliardë dollarë.

Një grup i armatosur i lidhur me gjeneralin renegat Khalifa Haftar mbylli portet e eksportit të naftës në rajonin e "Gjysmëhënës së Naftës" më 18 janar, një ditë përpara Konferencës së Berlinit në Gjermani që synoi të sjellë një zgjidhje për krizën libiane.

Liderët e fiseve pro-Haftarit gjithashtu njoftuan se ndërprenë prodhimin e naftës në fushat e naftës Sharara dhe Al-Fil.

Në fillim të vitit 2020, Libia që ka rezerva më të mëdha të naftës në Afrikë, ishte në gjendje të prodhonte 1,2 milion fuçi naftë të papërpunuar në ditë, por për shkak të ndërprerjes së grupit pro-Haftarit për gjysmë viti, prodhimi i përditshëm ra nën 100 mijë fuçi dhe linjat e gjata për karburant janë bërë rutinë.

OKB-ja e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritet legjitim të vendit ndërsa Tripoli ka luftuar milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, një konflikt që ka marrë mbi 1.000 jetë njerëzish.

Qeveria nisi operacionin "Stuhia e Paqes" në mars për të kundërshtuar sulmet e Haftarit mbi kryeqytetin Tripoli dhe së fundmi çliroi vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore të Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)