14 Gusht 2022

Nafta bie nën 81 dollar

SHBA, 16 mars - Nafta bie nën 81 dollarëve të hënën, duke shtuar humbjet e së premtes. Ajo u ndodh nën presionin e forcimit të dollarit dhe dobësimit të besimit konsumator në SHBA, gjë që ngjalli shqetësime mbi natyrën e kërkesës në vendin më të madh konsumator të energjisë në botë.

Humori konsumator ra lehtë në fillim të marsit, treguan rezultatet e një sondazhi, të publikuara të premten. Sipas sondazhit, amerikanët ishin më pak optimistë rreth panoramës së punësimit në vend.

Por shitjet me pakicë u rritën ndjeshëm në këtë vend, jashtë parashikimeve, pavarësisht stuhive të mëdha të dëborës që mendohej se do t’i mbanin konsumatorët të mbyllur në shtëpi.

Dollari u forcua ndjeshëm të hënën, pasi investitorët iu drejtuan atij si vendstrehim i sigurt investimi, pasi frika se shtrëngimi i politikave monetare nga banka qendrore e Kinës shkaktoi një rrëzim të stoqeve aziatike.

Nafta bruto amerikane për prillin ra sot në mëngjes 51 centë në kuotën 80,73 dollarë për fuçi. Ajo e mbylli ditën e premte në kuotën 81,24 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës ra 49 centë në 78,90 dollarë për fuçi.

Sot pasdite Rezerva Federale amerikane do të shpalosë të dhënat e prodhimit industrial, si dhe shifrat e përdorimit të përdorimit të kapacitetit industrial për muajin shkurt.

Ekonomistët presin një rënie prej 0,1 përqind të prodhimit industrial dhe një përdorim të kapaciteteve në nivelin 72,6 përqind, krahasuar me rritjen përkatësisht 0,9 përqind të prodhimit dhe nivelin ruajtjen e nivelit prej 72,6 përqind të përdorimit të kapacitetit prodhues.

Rezerva pritet t’i ruajë pranë zeros normat e interesit, si dhe të rishprehë angazhimin e vet për t’i mbajtur ato të ulëta “për një periudhë të zgjatur,” falë dobësisë luhatëse të tregut amerikan të punës dhe  dyshimeve të rënduara mbi qëndrueshmërinë e ringritjes ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)