05 Shkurt 2023

Nafta bie drejt 81 dollar

New York, 10 mars - Nafta është luhatur disa herë gjatë ditës së sotme në tregjet aziatike, duke e nisur me humbje, për t’u ringritur nga mesi i sesionit e për të rënë sërish drejt 81 dollarëve të mërkurën.

Kthesa rritëse erdhi pasi Kina deklaroi se importet u rritën në muajin shkurt, duke shtuar provat se ekonomitë aziatike në zhvillim do ta udhëheqin këtë vit kërkesën botërore për naftë drejt rritjes.

Por parashikimi për një rritje të depozitave amerikane të karburantit e theu këtë tendencë, për ta shtyrë poshtë çmimin e naftës.

Kina importoi 18,5 milion metra kub naftë në muajin shkurt, 8,2 përqind më shumë se në janar, deklaruan autoritetet doganore të këtij vendi të mërkurën. Importet e karburanteve u rritën pothuaj 14 përqind, ndërsa eksportet ranë pothuaj 41 përqind.

Instituti Amerikan i Naftës, nga ana tjetër, deklaroi dje se depozitat amerikane u rritën me 6,5 milion fuçi javën e kaluar, përkundër parashikimeve për një rritje me vetëm 1,9 milion fuçi.

Nafta bruto amerikane për prillin ra 24 centë në 81,25 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës ra 21 centë në 79,70 dollarë për fuçi.

Eksportuesi më i madh i naftës bruto, Arabia Saudite do ta ruajë në nivel të plotë masën e eksporteve në muajin prill për të paktën gjashtë nga blerësit e saj me bazë në Azi, deklaruan burime të afërta me industrinë e naftës.

Përjashtim do të bëjë vetëm një kontraktor, i cili do të furnizohet 10 përqind më pak nga sa ishte rënë dakord më parë me këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)