03 Shkurt 2023

Model i ri i BMW Alpina B7 Allrad xDrive

Berlin, 29 mars - Sikurse modeli standard, Allrad do të ofrohet në bazat e shkurta dhe të gjata të rrotave. Sipas BMW, Alpina ka një shpërndarje unike të momentit rrotullues, që avancon dinamikën dhe lëvizshmërinë gjatë ngasjes, në veçanti kur bëhet fjalë për kthesa, duke mundësuar nivel të paparë të sportivitetit.

Përveç kësaj, sistemi ofron edhe siguri aktive, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe shpërndarjen e momentit rrotullues.

Fuqia e tij buron nga 4.4 litërshi V8 me 500 kuaj fuqi dhe 700 Nm moment rrotullues. Gjersa BMW ka hedhur poshtë mundësitë për të treguar specifikat rreth performancës, dihet se versioni B7, që nuk tërheqë me të gjitha rrotat, ka një start prej 0 – 100 km/h për 4.7 sekonda.

BMW gjithashtu do të shfrytëzojë panairin e këtij viti në New York për të debutuar modelin e ri 5-series, të përditësuarin 3-Series Coupe/Convertible dhe të rifreskuarin X5.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)