18 Gusht 2022

Mercedesi “SLS AMG E-Cell”, me energji elektrike

Frankfurt, 4 korrik - Prototipi SLS AMG E-Cell, na tregon se çfar mund të pritet nga ky model, që në seri dë të fillojë të prodhohet nga viti 2013.

Gjatë prezantimit të parë të “SLS AMG”, Mercedes na paralajmëroi që së shpejti do ta lansojë edhe tipin “binjak” të ngjajshëm me këtë model, por që do të ketë si burim energjie – Rrymën.

Brenda tij, do të punojnë katër elektro-motorë, që në total do të mundësojnë 526 kuaj fuqi. Në çdo aks, janë të kyçur nga dy elektro-motorë, që energjinë e tërheqin nga bateritë me jone litiumi, prej 400 volt.

Ky prototip elektrik “SLS AMG”, mund të arrij në 100 km / h për 4 sekonda dhe pa shkarkuar aspak gazra të dëmshme, garantojnë ekspertët nga Mercedes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)