24 Shtator 2021

Mercedes do të tërheqë 660 mijë makina në Kinë për rrjedhje të vajit

Pekin, 5 korrik - Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660.000 automjeteve nga tregu i Kinës për shkak të një rrjedhjeje të mundshme të vajit të motorit.

Autoriteti i Analizës së Tregut të Kinës më herët deklaroi se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme në "vulën mekanike" që mund të shkaktojë një rrjedhje të vajit kur të ndezet motori në mot të ftohtë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi sot në mëngjes se tërheqja e 668.954 veturave Mercedes-Benz nga tregu kinez do të fillojë më 18 dhjetor.

Tërheqja është paralajmëruar për disa modele automjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, duke përfshirë klasën C, E, V, GLK, CLS, SLC, GLC SUV dhe VS20 VITO.

Shumica e këtyre automjeteve janë prodhuar në fabrika në Kinë dhe prodhuesi do të zëvendësojë pjesët e diskutueshme për klientët pa pagesë.

Në të njëjtën kohë, në vijim është tërheqja e 4.653 sedanëve të klasës G, me parregullsi në mekanizmin e bllokimit të sigurisë së fëmijëve. Këto janë automjete që janë prodhuar gjatë dy viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)