03 Shkurt 2023

Mercedes 2011 R-Class

Franfurt, 2 prill - Dizajni i mëparshëm që nuk ofronte shumë elemente tërheqëse për blerësit, është ndryshuar dhe sipas të gjitha gjasave do të duhej të riniste një valë të re të shitjeve.

Ndryshimet e mëdha përfshijnë mbrojtës të ri të përparmë, grill të modifikuar, drita të ridizajnuara dhe mbulesë motori të përpunuara. Në repartin e prapmë ka drita LED, mbrojtës të ridizajnuar dhe ausopuhë të rinj trapezoidal.

Në enterier virtualisht nuk ka asnjë ndryshim. Ka disa mundësi për të zgjedhur ngjyra të ndryshme, një pako enterieri AMG (me lëkurë Nappa në ulëse, timon AMG dhe pedale nga metali), si dhe veçori të reja të sigurisë sikurse Blind Spot Assist dhe NECK-PRO.

Opsionet e motorit sigurisht do të përfshijnë një 3,5 litërsh V6, me 268 kuaj fuqi dhe 349 Nm moment rrotullues, dhe një 3,0 litërsh Turbodiesel V6 me 213 kuaj fuqi dhe 542 Nm moment rrotullues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)