28 Mars 2024

LB: Trepça peng i shantazheve të Listës Serbe

Prishtinë, 13 mars - Lëvizja për Bashkim (LB) ka deklaruar me shqetësim po i përcjell ngjarjet rreth ndërmarrjes “Trepça” ku fatkeqësisht, po vazhdon situata e moszbatimit të Ligjit për Trepçën, e cila në radhë të parë po reflektohet në mosthemelimin e Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”, e rrjedhimisht edhe me mosthemelimin e Sh.A. “Trepça”.

Kjo situatë sipas LB-se po e dëmton ekonomikisht dhe financiarisht Trepçën, po e bën qeverisjen e saj të vështirë, po bën që kompetencat në mes të dikastereve të ndryshme qeveritare dhe AKP-së të ngatërrohen dhe, rrjedhimisht, është duke e bërë jofunksional kreun e saj menaxherial.

"Dorëheqja e djeshme e drejtorit të Trepçës është edhe një alarm për këtë situatë tejet të rëndë."

"Nëse Qeveria e kaluar e ka pasur klimën shumë më të përshtatshme për të bërë hapa konkretë drejt jetësimit të Ligjit për Trepçën dhe nuk e ka bërë, Qeveria e tanishme është edhe më e pafuqishme."

"Ndër të tjera, ajo është e kurthuar këmbë e krye edhe nga Lista Serbe. Një prej arsyeve kryesore pse kohëve të fundit po zvarritet themelimi i Bordit mbikëqyrës të Trepçës janë shantazhet e Listës Serbe ndaj qeverisë aktuale, e cila po e shfrytëzon raportin politik të forcave, për t’i çuar përpara interesat e veta dhe të Beogradit, në mënyrë që Kosovën ta bëjë shtet sa më jofunksional", thekson LB.

Përkundër faktit se sipas LB-se janë plotësuar kushtet që i kërkon Ligji dhe kanë konkurruar katër përfaqësues të komunitetit serb për shtatë vendet që i takojnë qeverisë si aksionare, Lista Serbe nuk po i konsideron ata si përfaqësues të interesave të tyre, duke e kontestuar kështu institucionin e konkursit dhe duke kërkuar që anëtarët serbë të këtij bordi të caktohen vetëm  nga përfaqësues të interesave të kësaj liste.

"Për më tepër, ky subjekt po kërkon që komuniteti serb t’i ketë tre anëtarë në këtë bord (një si përfaqësues i punëtorëve dhe dy nga pjesa e qeverisë si aksionare), përkundër pajtueshmërisë së institucioneve të Kosovës që ky komunitet t’i ketë dy anëtarë në këtë bord prej nëntë anëtarëve."

" Këto shantazhe përveçqë po e dëmtojnë Kosovën politikisht, po e vështirësojnë edhe mëkëmbjen e saj ekonomike, kurse zbatimin e ligjit në Kosovë po e shndërrojnë  në arenë të negocimit të vazhdueshëm me Listën Serbe.

Lëvizja për Bashkim që para krijimit të kësaj qeverie ka paralajmëruar për rrezikun që kemi nga një qeveri e varur nga votat e Listës Serbe e cila është direkt e ndikuar nga Beogradi. Lëvizja për Bashkim kërkon nga qeveria e Kosovës që urgjentisht të procedojë me zbatimin e Ligjit për Trepçën: me themelimin e Bordit mbikëqyrës, e rrjedhimisht edhe të Sh.A. “Trepça”, e të mos bjerë pre e shantazheve të Listës Serbe."

"Në këtë drejtim, kërkojmë që të gjitha forcat politike shqiptare të veprojnë me unitet të plotë, në mënyrë që ta minimizojnë ndikimin politik të Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar në dëmtimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj", vlerëson LB.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)