24 Shtator 2021

Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën e këpucëve dhe atë të stiroporit në Therandë

Prishtinë, 21 maj - Sot gjatë ditë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, kryetarin e Komunës së Therandës, Bali Muharremaj dhe drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve, Astrit Paxha, vizituan fabrikën e këpucëve “Solid” dhe të stiroporit “Graniti” në parkun industrial në Therandë.

Parku Industrial në Therandë ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomikë të kësaj komune.

Ky park është shtëpi e 50 bizneseve të cilat, nga që nga viti 2017 kanë investuar mbi 50 milionë euro. Veprimtaria e këtyre bizneseve siguron të ardhurat e mbi 1000 të punësuarve.

Në këtë park, kryeministri në detyrë Kurti fillimisht vizitoi fabrikën “Solid”, e cila ka 250 punëtorë dhe produktet e së cilës, për shkak të cilësisë së tyre, tashmë janë prezente në tregun evropian, amerikan dhe afrikan.

 Gati gjysma e prodhimit është i dedikuar për tregun e jashtëm dhe gjysma tjetër për atë të brendshëm. Gjatë takimit, Kryeministri në detyrë u njoftua me procesin e prodhimit, vështirësitë në plasimin e prodhimeve në treg dhe kërkesat e menaxhmentit udhëheqës të kësaj fabrike.

Nga aty, vizitoi fabrikën “Graniti” e cila duke qenë e fokusuar në fushën e ndërtimtarisë, bën prodhimin e striroporit, llaqeve, fasadave dhe ngjyrave. Si e tillë, prodhimtaria e kësaj fabrike është sh​umë e rëndësishme në aspektin e ruajtjes së energjisë meqë stiropori përdoret për izolimin e ndërtesave. K

jo fabrikë ka mbi 100 punëtorë, dhe pavarësisht problemeve financiare të shkaktuara nga pandemia gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti, asnjëri nga punëtorët nuk e ka humbur vendin e punës dhe pagesat janë kryer me rregull.

Kryeministri shprehu zotimin dhe përkushtimin e tij e të qeverisë që t’i përkrahë dhe ndihmojë prodhuesit vendorë nëpërmjet ligjeve të reja ose plotësim ndryshimin e ligjeve aktuale, sidomos në lidhje me prokurimin publik, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij. Përkrahja e prodhuesve vendorë është në linjë me programin e Qeverisë dhe orientimin ekonomik të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)