19 Tetor 2021

KRUP: Mos hudhni gjësenda mbeturinash në rrjetin e kanalizimit!

Prishtinë, 20 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit se, muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

"Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar  për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre", thekson KRUP.

Rastet e tilla sipas KRUP zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)