25 Prill 2024

KRU 'Prishtina' me ligjërata për fëmijë lidhur me rëndësinë e ujit të pijshëm

Prishtinë, 28 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' sh.a. (KRUP) gjatë ditës së sotme priti në vizitë fëmijë të vegjël, parashkollorë nga Kopshti 'Bota e Cudirave' në Prishtinë.

Vizita u realizua në Fabrikën e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Rreth 20 fëmijëve parashkollorë të këtij kopshti , stafi i ujësjellësit të Prishtinës u mbajti një ligjeratë elementare për vlerat e pamohueshme, rëndësinë dhe përdorimin e drejtë të ujit të pijshëm.

Fëmijët e vegjël ishin mjaft të lumtur që vizituan fabrikën më të madhe të ujit të pijshëm në Republikën e Kosovës.

KRU,,Prishtina,, që nga java e kaluar është duke mbajtur ligjerata për fëmijë, duke filluar nga parashkollorët, që të vazhdojë më pas edhe me nxënës të shkollave fillore të mbarë zonës së shërbimit.

Tu mësojmë fëmijëve tanë , gjërat më të bukura për jetën!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)