09 Gusht 2022

Kristiano Ronaldo, kontratë 6 milionë euro me "Nike"

SHBA, 25 shkurt - Gjigandi amerikan i veshjeve sportive Najk, ka rinovuar kontratën e sponzorizimit me Kristiano Ronaldon, i cili do të përfitojë tashmë 6 milionë euro në vit, deri më 2014-ën.

Lajmi është dhënë nga gazeta sportive spanjolle "Marka", sipas së cilës, rinovimi është bërë për të shmangur konkurencën e Adidasit, që tentoi t'i merrte asin portugez.

Ronaldo paguhej, deri më sot 4.5 milionë euro në sezon, por tashmë bëhe futbollisti më i paguar, duke mbetur pas dy yjeve të EnBiEj-it, LeBron Xhejms dhe Kobi Brajën, që marrin nga Najku respektivisht, 9 dhe 7.5 milionë euro në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)