17 Shtator 2021

KPMM-ja paraqet planin e hartuar vjetor 2021 të punës

Prishtinë, 16 prill - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si çdo vit, edhe këtë vit ka marr iniciativa për mbajtjen e takimeve rreth inspektimeve të përbashkëta ndërinstitucionale, për mundësin e zhvillimit të aksioneve të koordinuara ligjore.

Akterët e tjerë institucional pjesëmarrës ishin të nivelet komunale- inspektorati komunal, nivelet qendrore (Ministritë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe APK-së), Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe doganat e Kosovës.

Këto takime të cilat janë zhvilluar në të gjitha Stacionet Regjionale Policore të Kosovës dhe  janë mbajtur në një periudhë dy javore, përkatësisht nga data 30 mars deri më 15 prill 2021 duke i respektuar  masat mbrojtëse nga virusi Covid 19 sipas IKSHP-së.

Për shkak të rëndësisë së sektorit të minerar, që konsiderohet si njëri ndër shtyllat me të rëndësishme të ekonomisë së  vendit, dhe ndër  sektorët e tretë në Republikën e  Kosovës që sjellin të hyra të larta për ekonominë e vendit, është bërë praktikë vjetore e këtij organizmi nga KPPM-ja.

Nga praktika e gjithmbarshme në vendet në zhvillim, sektori i minierave fillon të avancohet me të madhe si rezultat i kërkesave të mëdha të tregut për furnizim me agregate të ndryshme të cilat janë domosdoshmëri për tregun. Kjo nevojë ka sjell një evoluim të madh në  zhvillimin e këtij sektori.

Kërkesa të tilla ka nxitur shumë keqbërës që të operojnë në  mënyrë të jashtëligjshëm i cili shfrytëzim pa kriter përveç humbjeve në inkasim të rentës minerare dhe zhvillimit të ekonomisë jo formale ka sjell edhe pasojat tjera mjedisore të cilat po shkaktohet edhe sot e kësaj dite.

Aktiviteti i operatorëve ilegal – të jashtëligjshëm ka nxitur pakënaqësi tek ndërmarrjet  e  licencuara sepse nuk ju është  ndalur konkurrenca nga operatorët e jashtëligjshëm e cila ka ndikuar direkt në afarizmin e tyre .

Bashkëpunimi reciprok institucional i bashkërenduar me të gjithë akterët tjerë institucional do ta mobilizoj të gjithë mekanizmin shtetëror për të parandaluar aktivitetet ilegale - jashtëligjshme.

KPMM-ja ka  paraqitur planin e hartuar vjetor 2021 të punës, i cili ka dal si rezultat i punës ekipore ndërinstitucionale i praktikuar nga “Udhëzuesi i miradministrimit të aktiviteteve minerare dhe mjedisore”, udhëzues i hartuar në vitin 2019 si dokument i harmonizuar dhe i unifikuar i cili obligon të gjitha institucionet qendrore dhe lokale për parandalimin e ndotjes ambientale i cili edhe lidhet direkt me shfrytëzimin e burimeve natyrore (resursin mineral) të jashtëligjshëm dhe të pa tatimuar.

Në vazhdën e komunikimit direkt dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional efektet për parandalimin e aktiviteteve të tilla të jashtëligjshme minerare janë dhënë dhe atë  pas hyrjes në  fuqi të këtij udhëzuesi por jo edhe mjaftueshëm . Për  këtë qëllim për çdo vit KPMM merr iniciativa dhe aksione të koordinuara ligjore dhe bashkëpunuese me akterët tjerë institucional duke përfshirë: nivelet komunale- inspektoratin komunal, nivelet qendrore.

Ministritë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe APK-së, policia e Kosovës, administrata tatimore e Kosovës (ATK) dhe doganat e Kosovës.

KPMM, jashtë grupit dhe trupit punues ndërinstitucional do veproj dhe inspektoj në përputhje me Ligjin e  Minierave dhe Mineraleve por se do të kërkohet edhe bashkërendimi institucional duke përfshirë të gjithë akterët e këtij plani.

Ndër objektivat  e  cekura për inspektimit të operatorëve ilegal kanë qenë:
Operimet ilegale në nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit në lumenj;
Operimet ilegale për shfrytëzimin e gurit gjysmë të fortë.
Parandalimi i dëmtimit  të buxhetit të Kosovës nga mos arkëtimi i tatimeve.
Eleminimin e konkurrencës se lirë;
Parandalimi i shkaktarëve ndotës mjedisor;
Ri-kultivimi për mbylljen e hapësirës së shfrytëzuar;
Parandalimin e Operimeve ilegale në nxjerrjen e thëngjillit;
Parandalimin e përpunimit ilegal te produkteve të-asfaltit (Bazave të asfaltit).

Në këto takime ndërinstitucional, të gjithë akterët pjesëmarrës ishin të gatshëm që rreth diskutimit të këtyre objektivave  të paraqitura nga KPMM-ja, do të merren masat e nevojshme  për parandalimin e operimeve ilegale si dhe mundësin e zhvillimit të aksioneve të koordinuara ligjore.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021 - Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)