18 Prill 2024

Kosto e Ndërtimit pati rritje për 5.3 për qind

Prishtinë, 8 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 3.7% në tremujorin e parë (TM1) 2021, krahasuar me TM4 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet (4.7%); energjia (3.0%); kostot e tjera (2.1%); makineritë (1.3%); dhe pagat (1.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2021 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2020, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 5.3%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (7.9%); energjia (5.5%); makineritë (2.7%); dhe kostot e tjera (0.6%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-10.3%) dhe pagat (-0.2%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)