16 Prill 2024

Kosto e Ndërtimit në Kosovë regjistron ngritje për 1.8 për qind

Prishtinë, 10 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 1.8% në TM4 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Ngritja më e madhe e indeksit ishte te: materialet (2.3%); kostot e tjera (2.1%); energjia (1.0%) dhe pagat (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020) Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 16.0%.

Ngritja  e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (20.6%); energjia (16.4%); transporti (6.7%);  kostot e tjera (6.6%); pagat (3.4%) dhe makineritë (2.8%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)