24 Shtator 2021

Kosto e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për 0.5 për qind

Prishtinë, 10 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.5%) në tremujorin e parë TM1 2020, krahasuar me TM4 2019. Rënie më të mëdha kishin: pagat (-1.2%); materialet (-0.6%); dhe energjia (-0.4%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (3.6%); kostot e tjera (0.8%); dhe makineritë (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.2%). Rënia kryesisht u vërejt të kategoritë: pagat (-1.4%); dhe materialet (-0.8%).

Ndërsa, ngritje pati te: transporti (11.1%); makineritë (1.8%); kostot e tjera (1.1%) dhe energjia (0.8%). 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)